VIDEO/ Ndalet Armenia, Kramaric “heroi” i kroatëve në Jerevan

schedule19:56 - 11 Shtator, 2023

schedule 19:56 - 11 Shtator, 2023

Ashtu siç pritej, Kroacia ka arritur të fitojë lehshtëm në transfertën e Jerevanit, ndaj Armenisë, duke i mundur këta të fundit me rezultatin minimal 0 me 1, në përballjen e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Goli i vetëm i sfidës erdhi që në minutën e 14’, ku nga një rrëmujë në zonën armene përfiton “fantazisti” i Hoffenheim, gol i cili rezultoi të ishte tejet vendimtar, në suksesin e radhës të Kombëtares kroate.

Me këtë rezultat, Kroacia ngjitet në vendin e parë të grupit D, me plot 10 pikë, po aq sa Turqia e vendit të 2-të, por me 1 ndeshje më shumë për të luajtur se këta të fundit. Ndërkaq, Armenia mbetet në vendin e 3-të me 7 pikë dhe sërish mund të arrijë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Euro 2024. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: