VIDEO/ Nations League: Kosova e nis me një barazim, Gjermania befasohet në shtesa

schedule22:40 - 3 Shtator, 2020

schedule 22:40 - 3 Shtator, 2020

Kosova e nis me barazim edicionin e dytë të Nations League. Dardanët u përballën me Moldavinë në Parma të Italisë, sfidë që u mbyll 1-1. Djemtë e Bernard Challandes dominuan gjatë 90 minutave, por nuk ia dolën dot të siguronin tre pikët.

Ion Nicoalescu zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, duke përfituar nga një top i grushtuar nga portieri Muric. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e moldavëve, teksa barazimi erdhi në minutën e 71-të me anë të Benjamin Kolollit.

Mesfushori i Zurich u aktivizua në rolin e qendërsulmuesit nga Challandes, duke zëvendësuar Vedat Muriqin. 28-vjeçari mori një asist nga Valon Berisha dhe nuk gaboi, duke dërguar topin në rrjetë falë një diagonaleje të saktë.

Kosova u hodh në sulm në kërkim të fitores, rastet nuk munguan por fati po, kështu që i gjithë takimi përfundoi në barazim 1-1. Sfida e radhës është në Prishtinë kundër Greqisë, që luhet në datë 6 shtator.

I njëjti rezultat u regjistrua edhe në ndeshjen Gjermani-Spanjë, përballja më e fortë e mbrëmjes së sotme. 45 minutat e para nuk prodhuan asnjë gol, teksa Timo Werner, sulmuesi i ri i Chelsea, mori një asist nga Gosens i Atalantës në minutën e 51-të, lëvizi bukur në zonë dhe lëshoi një goditje të saktë që përfundoi në rrjetë.

GJERMANI-SPANJË

Goli i barazimit erdhi në minutën e gjashtë shtesë. Mbrojtësi Jose Gaya devijoi një top drejt portës vendase, duke i dhuruar një pikë të rëndësishme iberikëve, që ndodhen në grupin A bashkë me Ukrainën dhe Zvicrën. Përballja mes këtyre dy ekipeve u mbyll me fitoren 2-1 të djemve të Andriy Shevchenkos. /abcnews.al

Rezultatet e mbrëmjes së sotme

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!