Napoli ka rrezikuar shumë, por në fund ka arritur të fitojë me shifrat 2-1 ndaj Veronës.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 72’, ku Coppola i Hellas Verona ndëshkoi Napolin.
Napoletanët nuk vonuan shumë, dhe në minutën e 79’ barazuan me anë të Ngonge. Goli i fitores erdhi në frymën e fundit, pasi në minutën e 87’ ishte ylli gjeorgjian Kvaratskhelia i cili bëri përmbysjen e madhe dhe tepër të rëndësishme për Napolin.
Me këtë rezultat, Napoli ndodhet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Verona në vendin e 18 me 18 pikë./h.ll/abcnews.al