VIDEO/ Napoli pritet me “nderime”, futbollistët e Fiorentina-s bëjnë gjestin e bukur para fillimit të lojës

schedule20:51 - 7 Maj, 2023

schedule 20:51 - 7 Maj, 2023

Prej disa ditësh tashmë napoletanët po festojnë titullin e 3-të kampion, të skuadrës së tyre të zemrës, me “blutë” e Napoli, që pasditen e sotme kishin përballjen e radhës në Serie A, kësaj here ndaj “violëve” të Fiorentina.

Tifozët i pritën lojtarët e tyre në stadium “Diego Armando Maradona” me gëzim të madh, me arenën që ishte e mbushur deri në kapacitetin e saj maksimal e me tifozët që brohoritën njëri pas tjetrit emrat e futbollistëve që do të zbrisnin në fushë.

Para se të niste sfida “violët” i pritën kampionët ashtu siç i ka hije, teksa krijuan “korridorin e nderit” në momentin që ata hynë në fushë.

Ndërkaq, përsa i përket ndeshjes, “blutë” gjetën triumfin e radhës kësaj here me rezultatin minimal 1 me 0, pas ekzekutimin perfekt të një 11-metërshi nga ana e Victor Osimhen në fraksionin e dytë të lojës. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: