Napoli ka arritur një tjetër fitore të vyer drejt titullit kampion të Serie A, ku në “Stadio Via del Mare”, të Leçe-s ka mundur këta të fundit me rezultatin e ngushtë 1 me 2, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Një gol në secilën pjesë fillimisht nga anësori i mbrojtjes Giovanni Di Lorenzo në minutën e 18’-të e më pas një autogol i mbrojtësit kundërshtar, Antonio Gallo, në minutat 18’-të dhe 64’-të të sfidës nxorrën të pavlefshëm golin e vendasve të shënuar nga Federico Di Francesco, duke i dhuruar djemve të Spallettit fitoren.
Me këtë rezultat Napoli shkon në kuotën e 74 pikëve, 19 më shumë se Lazio i vendit të 2-të dhe pas 30 vitesh pritje është më pranë se kurrë fitimit të “scudetto”-s. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Giovanni di Lorenzos, 0-1:
Goli i Federico di Francesco, 1-1:
Autogoli i Antonio Gallos, 1-2: