Takimi mes Torinos dhe Napolit është mbyllur në një barazim zhgënjyes 0-0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë. Edhe pse rastet nuk munguan për dy skuadrat, goli mungoi dhe dy portierët mbajtën rrjetën e tyre të paprekura.
Mbrojtësi ynë kuqezi, Elseid Hysaj, e mbylli sfidën vetëm pas 34 minutash lojë, për shkak të një dëmtimi të rëndë. Në një duel ajror me Ansaldin, Hysaj rrëzohet keq dhe del nga fusha me barelë. Pas këtij takimi, Napoli mbetet në vend të katërt, në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Torino në vend të nëntë me 10 pikë./abcnews.al
Serie A, java 7
Torino – Napoli 0-0