Napoli i Gennaro Gatussos nuk di të ndalet javët e fundit dhe sot përballë Torinos, ka marrë fitoren e tretë radhazi. Të kaltrit fituan me rezultatin 2-1, falë golave të Manolas dhe Di Lorenzos. Mbrojtësi grek kërcen më lart se të gjithë dhe shënon me kokë, pas një krosimi perfekt të Insigne.
Mbrojtësi tjetër, Di Lorenzo, do të përfitonte po ashtu nga një krosim perfekt, kësaj radhe nga Mertens. Belgu jep një harim fenomenal dhe Di Lorenzo vrapon në shtyllën e dytë, duke shënuar dhe duke kaluar Napolin në avantazh 2-0.
Torino do të shënonte një gol në sekondat e fundit, me anë të Edera, por në fund napolitanët do të merrnin tri pikët e plota. Pas triumfeve ndaj Cagliarit dhe Brescias, Napoli thyen edhe Torinon./abcnews.al
Serie A, java 26
Napoli – Torino 2-1
Manolas 19′, Di Lorenzo 82′ / Edera 90+1′