Kampionët në fuqi të Italisë kanë arritur një fitore të madhe, pasditen e kësaj të shtune, në transfertën e Salernitana, teksa i kanë mundur këta të fundit, me rezultatin e pastër 0 me 2, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të Serie A.
Për “blutë” mjaftuan nga një gol, në secilën pjesë, ku fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti “fantazisti” italian, Giacomo Raspadori, në minutën e 13’ të sfidës, ndërsa rezultatin 0 me 2 e vendosi “fantazisti” maqedonas, Eljif Elmas, me golin e tij, në minutën e 82’-të të sfidës.
Falë kësaj fitoreje, Napoli ngjitet në vendin e 4-t, teksa ndodhet në kuotën e 21 pikëve duke hyrë kështu në garën e “ethshme” për titullin kampion, ndërsa Salernitana mbetet në vendin e fundit të tabelës, me 4 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Giacomo Raspadori, 0-1:
Goli i Eljif Elmas, 0-2: