Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Udineses, me friulanët që mbeten në zonën e rënies (vendi i 18-të).
Në pjesën e parë në stadiumin “Blueenergy” u zhvillua një ndeshje e karakterizuar nga shumë duele, ritëm të vogël dhe zero gjuajtje në portë.
Në pjesën e dytë Osimehn (51′) zhbllokoi rezultatin me një goditje me kokë pas një asistimi të përsosur nga Politano, më pas në kohën shtesë Success barazoi rezultatin, që gjithsesi i vlen pak Udineses./ h.ll/abcnews.al