Bayer Leverkusen, Roma dhe Slavia Prague janë tre skuadrat e radhës që sigurojnë kualifikimin më tej në Europa League. Napoli shënoi dy gola dhe e nderoi Diego Armando Maradonën me një fitore 2-0 në “San Paolo” kundër Rijekës.
Armando Anastasio zhbllokoi takimin në fundin e pjesës së parë me një autogol, teksa në fraksionin e dytë të sfidës erdhi edhe rrjeta e Hirving Lozanos. Suksesi i sotëm e ka ngjitur ekipin e Gattusos në krye të grupit F me 9 pikë.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Roma në Rumani kundër Cluj vendas. Debeljuh (autogol) dhe Veretout realizuan për verdhekuqtë e Fonsekës, duke u kualifikuar dy javë përpara.
Tottenham nuk u përmbajt në Londër kundër Ludugorets. 4-0 fituan djemtë e Jose Mourinhos ndaj skuadrës bullgare dhe ndajnë vendin e parë të grupit J me belgët e Antwerp. /abcnews.al
⏰ RESULTS ⏰
? Arsenal, Leicester, Hoffenheim & Roma progress to round of 32
Best performance was from _______#UEL pic.twitter.com/oTw5C50stY
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) November 26, 2020