Milani dhe Napoli siguruan fitoret e dyta ditën e sotme dhe janë ngjitur përkohësisht në krye të renditjes së Serie A. Kuqezinjtë e Piolit vazhdojnë momentin e mirë dhe u larguan me 3 pikë nga fusha e Crotones pas triumfit 0-2.
Pjesa e parë nuk ishte pozitive për miqtë, të cilët ia dolën të zhbllokonin takimin vetëm në minutat shtesë. Penallti dhe Milanin dhe Franck Kessie merr përsipër ekzekutimin. Portieri vendas në një krah dhe topi në krahun tjetër.
Avantazhi çliron “Djallin”, që luan më mirë në fraksionin e dytë. Në minutën e 50-të vjen edhe goli i sigurisë me anë të Brahim Diaz. Spanjolli tregon cilësitë e goleadorit, lëviz mirë në zonën vendase dhe gjen golin e parë me ekipin e ri.
Takimi nuk prodhoi më gola, Milani menaxhoi avantazhin e dyfishtë, ndërsa vendasit nuk patën forcën e duhur për të kërcënuar. Përfundimisht 0-2 për djemtë e Piolit, që marrin fitoren e dytë radhazi në kampionat.
SHIKO GOLAT DHE RASTET E CROTONE-MILAN
TRIUMFI TENISTIK – Napoli ka shkatërruar Genoan me rezultatin 6-0. Skuadra e Gatusso e zhbllokoi ndeshjen shpejt me Lozano dhe festivali nisi në fraksionin e dytë të lojës. Zielinski nga brenda zone nuk fali, ndërkohë që më pas rekordmeni Mertens i tronditi miqtë.
Genoa e humbi toruan dhe pas një gabimi para mbrojtjes ishte Lozano që shënoi sërish dhe i ccoi shifrat në 4-0. Te goli i radhës ishte protagonist edhe Hysaj, i cili dha pasin e fundit për Elmas që shënoi. Më pas skenën e vodhi Politano, me një gol mjaft të bukur pas një aksioni personal.
SHIKO GOLAT DHE RASTET E NAPOLI-GENOA
NDESHJET E TJERA – Sassuolo e di që ndaj skuadrave që luftojnë për mbijetesë duhet të fitojnë dhe sot kanë mposhtur Spezia të ngjitur në Serie A. Një përballje që u mbyll me rezultatin 1-4 dhe me VAR që i hoqi dy gola të tjerë miqve. Djuricic, Berardi, Defrel dhe Caputo zhvlerësuan golin e Galabinov, ndërkohë që për Spezia nuk ishte në fushë mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.
Nisje e mbarë për Hellas Verona, që e ka fituar edhe ndeshjen dytë në kampionat. Skuadra e kroatit Juric ka mposhtur Udinese me rezultatin minimal 1-0 dhe “heroi” ishte Favili, i cili nuk mund të falte nga brenda zonës. /abcnews.al