VIDEO/ Napoli lë “kokë ulur” Kupën e Italisë, Frosinone fiton me “poker” në “Diego Armando Maradona”

schedule22:56 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 22:56 - 19 Dhjetor, 2023

Për miqtë është një mbrëmje, që do të mbahet mend gjatë, ndërsa për vendasit është një përballje për të nxjerrë “leksione”. Skuadra e Frosinone ka bërë të paimagjinueshme mbrëmjen e kësaj të marte, teksa në transfertën napoletana të “Diego Armando Maradona” kanë mundur vendasit e Napoli, me rezultatin “shpërfytyrues”, 0 me 4.

Për skuadrën e tekniku Di Francesco të gjithë golat erdhën në pjesën e dytë, me Barrenechea, Caso, Cheddira e Harroui, që shënuan respektivisht, në minutat 65’, 70’, 90+1’ e 90+5’, për t’i dhënë humbjen e parë tronditëse nën drejtimin e teknikut, Ëalter Mazzarri, kampionëve në fuqi të Italisë.

Falë këtij rezultati, Frosinone tashmë shkon në çerek-finalet e Coppa d’Italia, ku në fazën tjetër, si kundërshtar do të ketë fituesin e sfidës, Juventus-Salernitana, sfidët e cila do të vendsoë fatet e saj, mbrëmjen e 4 janarit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Enzo Barrenechea, 0-1:

Goli i Giuseppe Caso, 0-2:

Goli i Walid Cheddira, 0-3:

Goli i Abdou Harroui, 0-4: