Napoli nuk ka ndërmend të ndalet në këtë fund sezoni dhe duket se po shkon drejt kualifikimit në Champions League për sezonin e ardhshëm. Rrahmani dhe Hysaj e nisën ndeshjen nga minuta e parë.
Skuadra e Gattuso arrit sot të fitojë me shifrat e thella 5-1 ndaj Udinese, duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme, që e ngjisin momentalisht në vendin e dytë.
Zielinski dhe Ruiz shënuan në minutat 28 dhe 31 në pjesën e parë, teksa Udinese u përgjigj me Okaka, duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-1.
Fraksioni i dytë foli i gjithi për Napolin, që shënoi edhe 3 gola me Lozano, Di Lorenzo dhe Insigne. Napoli numëron 73 pikë, 1 më shumë se Atalanta, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. /abcnews.al