Francezët e Nantes po kalojnë një moment fantastik teksa ditën e sotme kanë mundur në “shtëpi” Lensin, me rezultatin e ngushtë 2 me 1, duke siguruar kështu gjysmë-finalet e “Kupës së Francës”.
Pjesa e parë u nis me vrull nga të dyja skuadrat, me djemtë e Lens, që kaluan fillimisht në avantazh në minutën e 28’-të, falë golit të Seko Fofana, mirëpo avantazhi nuk zgjati për shumë minuta pasi vetëm 3 minuta më vonë në të 31’-tën, algjeriani i Nantes, Andy Delort barazoi shifrat në 1 me 1, pas ekzekutimit në mënyrë perfekte të një penalltie.
Me nisjen e pjesës së dytë do të vinte dhe avantazhi i “kanarinave”, ku sërish një penallti e përkthyer në gol nga Delort vendosi ndeshjen, duke vulosur kështu përfundimisht rezultatin 2 me 1.
Me këtë fitore Nantes arrin sërish gjysmë-finalet e “Kupës së Francës”, ndërsa kujtojmë se “kanarinat” janë momentalisht kampionët në fuqi të trofeut, teksa mundën në finalen e edicionit të shkuar, “bregdetarët” e Nice, me rezultatin minimal 0 me 1, falë golit të Ludovic Blas. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: