Myrto Uzuni krejtësisht i pafat. Ferencvaroshi i tij po luan në shtëpi ndaj Dinamo Zagrebit të Lirim Kastratit në Hungari, sfidë e vlefshme për kualifikimin në “play-off” të Champions League.
Të dy lojtarët shqiptarë e kanë nisur takimin si titullarë, teksa vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e dytë falë golit të Lovrencsics.
Gjithsesi, kampionët e Kroacisë gjetën golin e barazimit në minutën e 25-të, edhe falë sulmuesit beratas. Uzuni devijoi gabimisht drejt portës së tij një top të ardhur nga goditja e këndit dhe baraspeshë totale mes dy ekipeve.
Një situatë e paqartë nësë është apo jo autogol. UEFA nuk e cilëson si autogol të 25-vjeçarit, teksa ia ka akorduar golin e miqve boshnjakut Amer Gojak. /abcnews.al