Vedat Muriqi po kalon një moment fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi i Kosovës ka treguar edhe njëherë tjetër rëndësinë e tij për ekipin e Fenerbahçe, pasi në takimin e sotëm, i ka dhënë praktikisht i vetëm fitoren.
Fenerbahçe e pa veten në disavantazh pas 16 minutash lojë, kur Orgill shënoi për miqtë e Ankaraguçu. Por vetëm pas katër minutash lojë, Muriqi asiston për shokun e tij të skuadrës, Jorgensen, i cili barazon.
Në pjesën e dytë, Muriqi do të bënte gjithçka vetë dhe do të ishte ai autori i golit të fitores. Në minutën e 73-të, sulmuesi dardan është në vendin e duhur për të shënuar me një të majtë fluturimthi, gol që vendosi fitoren për Fenerbahçe./abcnews.al