Sulmuesi kosovar i Fenerbahce, Vedat Muriqi, ka bërë një tjetër ndeshje të shkëlqyer sot. Gjiganti i sulmit shënoi një gol dhe asistoi një tjetër në fitoren 3-2 të skuadrës së tij kundër Yeni Matalaspor.
Muriqi shënoi golin e parë të sfidës, në minutën e 70-të. Bomberi dardan, si gjithmonë i pandalshëm në ajër, shënon një gol të bukur me kokë, duke kërcyer më lart se të gjithë dhe duke goditur fort.
Miqtë shënuan dy gola të shpejtë, ndërsa Muriqi asistoi golin e barazimit 2-2 dhe Fenerbahce shënoi sërish në sekondat e fundit për ta fituar sfidën./abcnews.al
Vedat Muriqi has just scored this beauty to give #Fenerbahçe the lead against #YeniMalatyaspor
— Kosovans Abroad (@KosovansAbroad) June 27, 2020