Ismet Munishi është një nga trajnerët më karizmatikë në Kosovë. Shpesh herë ka hapur edhe polemika, ndërkohë që në një rast në lidhje direkte u kap me një tifoz. Madje nuk e kurseu edhe fjalorin e pahijshëm. Ekspresiv, si shumica e ballkanasve, sot ai nuk ka duruar.
Trajneri i Ballkanit, gjatë ndeshjes me Gjilanin që e fituan 2-1, u ndëshkua me karton të kuq pesë minuta nga fundi i ndeshjes. Arbitri, i cili mban stemën e FIFA-s, e nxori jashtë loje Munishin për shkak të protestave të shumta.
Tekniku mori skenën më pas, teksa kur po dilte ndaloi në fushë dhe lidhi lidhëset e këpucëve. Tifozët e duartrokitën, ndërkohë që Munishi nuk e mbylli shfaqjen me kaq, pasi kishte ruajtur edhe një puthje për ata që ishin në fushë. /abcnews.al