Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mundje dhe reagim i çmendur pas të kuqit, në Uells nuk janë normalë

schedule11:55 - 14 Nëntor, 2020

schedule 11:55 - 14 Nëntor, 2020

Caernarfon Town-Connah’s Quay, ndeshje e elitës së futbollit në Uells, është mbyllur me incidente në fushën e blertë. Një ndërhyrje në mesfushë u shoqërua me tra kartonë të kuq, teksa dy prej tyre i mori skuadra vendase.

Edwards dhe Bradley, sigurisht të panjohur në vendin tonë, e pësuan. Lewis Brass, portieri i skuadrës mike, duke parë sherrin që nisi mes lojtarëve të të dyja skuadrave, e harroi portën dhe u vërsul tek turma.

Kamerat e kapin “mat” portierin, i cili e mbërthen një prej kundërshtarëve dhe e hedh me shpatulla përtokë. Ai episod nuk i shpëtoi arbitrit, i cili e ndëshkoi me karton të kuq. Brass, me adrenalinën në maksimum, nisi të bënte edhe gjeste të tjera kundrejt tifozëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!