Arbnor Muja po kalon një moment të mirë, ku pas golit që shënoi në mesjavë në Champions ndaj ukrainasve të Shakhtarit, dje sulmuesi ka realizuar golin e katërt për Antwerpin në fitoren 4-1 ndaj Eupen në kampionatin belg.
24-vjeçari është një nga risitë e trajnerit Sylvinho dhe sulmuesi kosovar vjen në superformë në grumbullimin e Kombëtares për dy ndeshjet e tetorit, ku padyshim rëndësi ka sfida me Çekinë më 12 tetor. Kampionët e sezonit të shkuar në Belgjikë, Antwerp, momentalisht renditet në vendin e katërt në kampionat.
Gjithesi, rëndësi ka që Arbnor Muja vjen me në formë të shkëlqyer dhe shpresohet që këtë gjë ai ta shpalosë me Shqipërinë edhe në ndeshjen e 12 tetorit me Çekinë në “Air Albania”./h.ll/abcnews.al