Mund të thuhet me plot gojë se kjo është mbrëmja e Ernest Muçit. “Legjionari” 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare realizoi një performancë magjikë mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke u kthyer në protagonistin kryesor në fitoren 3 me 2, të polakëve të Legia Ëarzaë ndaj “gjigandëve” anglezë të Aston Villa.
Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht polakët, teksa që në minutën e 3’-të të sfidës, mesfushori Pawel Wszolek lëshon një goditje potente drejt portierit argjentinas, Emiliano Martinez, duke tundur rrejtën e këtij të fundit, mirëpo vetëm 3 minuta më vonë ka ardhur dhe kundërpërgjigja e anglezëve, me 19-vjeçarin, Jhon Duran, i cili gjeti rrugën e rrjetës ndaj polakëve.
Në minutën e 26’ fillon dhe “magjia” e Ernest Muçit, me “fantazistin” e Kombëtares sonë, që pasi merr një pasim fantasik nga Wszolek çon topin kollaj në rrjetën e anglezëve, duke e çuar rezulatin në 2 me 1, por sërish anglezët kundërpërgjigjen shpejt dhe kësaj radhe shënojnë vetëm 13 minuta më pas, me anë të anësorit të mbrojtjes, Lucas Digne, duke e mbyllur kështu pjesën e parë me rezultatin, 2 me 2.
Mirëpo, sfida nuk mbaron me kaq, pasi me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, 22-vjeçari shqiptare shënon dhe golin e dytë të tijë për këtë sfidë, teksa pasi merr një pasim në mesfushë niset i vetëm drejt portës së kundërshtarëve dhe me një goditje potente në hyrje të zonës mposht portierin Emiliano Martinez, duke arritur të sigurojë 3 pikë të arta për skuadrën e tij dhe duke i dhënë një “goditje” të madhe skuadrës së Aston Villa. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: