Myrto Uzuni e bëri pushim javën e shkuar, pas 5 golave në pesë ndeshje radhazi me fanellën e Ferenvcaros. Ditën e sotme beratasi u rikthye te goli, kundër skuadrës së Honved.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, në minutën e 56-të, ndëshkoi skuadrën e Naser Alijit (në stol) me një goditje në hyrje të zonës.
Uzuni deri më tani ka shënuar 8 gola në kampionatin hungarez, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë në skuadrën e tij që po shkon drejt titullit kampion. /abcnews.al