Krizë totale e Borussia Dortmund, që në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore kundër Werder Bremen. Një moment i keq për verdhezinjtë, që sonte u mposhtën nga Union Berlin me rezultatin e ngushtë 2-1.
E gjithë në një natë historikë për Youssoufa Moukoko. Sulmuesi i ri shënoi golin e barazimit për Borussia Dortmund, duke u bërë shënuesi më i ri në historinë e Bundesliga.
Adoleshenti realizoi në kampionat 16 vite e 28 ditë pas lindjes, duke thyer rekordin e vendosur në qershor nga Florian Wirtz (17 vjeç e 45 ditë) i Bayer Leverkusen, i cili ndëshkonte kampionët e Bayern Munich.
1 – Youssoufa #Moukoko scores his 1st @Bundesliga_EN goal. At the age of 16y 28d, he becomes the youngest goal scorer in Bundesliga history. Historic. #FCUBVB pic.twitter.com/YTqzMgo8EC
— OptaFranz (@OptaFranz) December 18, 2020
Skuadra vendase shfrytëzoi goditjet standarde, pasi të dy golat erdhën nga dy goditje këndi. Goli i epërsisë 1-0, shënuar në minutën e 57-të, kishte autor 23-vjeçarin Taiwo Awoniyi, i cili pranë portës nuk mund të falte dhe shënoi.
Tre minuta zgjati epërsia e Union Berlin, që besoi te fitorja dhe në të 78’ realizoi edhe golin e fitores. Marvin Friedrich ndëshkoi skuadrën e Borussia Dortmund dhe i shkaktoi humbjen e tretë në pesë ndeshjet e fundit. / abcnews.al