VIDEO/ Moto GP nis me aksident të frikshëm, piloti spanjoll “fluturon” dhe pëson fraktura të rënda

schedule11:28 - 25 Mars, 2023

schedule 11:28 - 25 Mars, 2023

Kontuzion pulmonar, nofull të thyer dhe shtyllë kurrizore të dëmtuar. Ky është buletini më i fundit mbi gjendjen e Pol Espargaro, viktimë e një përplasjeje shumë të keqe gjatë seancës së dytë praktike të Moto GP.

Pak më pak se çerek ore nga fundi, spanjolli i ekipit GasGas u rrëzua në pistë në kthesën e 10-të, duke humbur kontrollin dhe ra pikërisht para motorit të tij, duke përfunduar më pas në pjesën anësore të pistës dhe pas disa rrokullisjeve u përplas me gomat e rrethimit.

Provat e çmimit të madh të Portugalisë u ndërprenë menjëherë dhe mjekët e transportuan me helikopter në spital. Pas këtij aksidenti të tëmerrshëm, Espargaro ka qenë i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës dhe mundte të lëvizte. Testet mjekësore kanë konstatuar një traumë në mushkëri, frakturë të nofullës dhe shtyllës kurrizore, dëmtime të cilat do ta lejnë jashtë për një kohë të gjatë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!