Këto pamje vijnë nga fshati Navaricë I bashkisë së Finiqit.
Përroi I fshatit doli nga shtrati duke krijuar shumë probleme për bizneset dhe banesat e fshatarëve.
Moti I keq shkatërroi të gjitha rrugët e fshatit ndërsa sipas kryeplakut, përroi ka sjellë edhe shumë prurje nga mali.
Banorët kërkojnë pastrimin e kanaleve të bllokuara, ndërsa sipas llogaritjeve, janë rreth 10 metra kub dhera në sekondë si pasojë e prurjeve të malit.
Situatë dramatike paraqitet edhe në Delvinë.
Ujërat e shiut kanë vërshuar drejt banesave ndërsa dëmet janë të shumta.
Ura e Vanës është prej disa orësh e bllokuar.
Situata nga moti I rënduar me reshjet e dendura të shiut, paraqitet nën kontroll në prefekturën e Sarandës.
Probleme raportohet të ketë hidrovori në Butrint për shkak të rrufeve që kanë goditur izolatorët.
Grupet e emergjencave janë në terren dhe punohet për rikthimin në normalitet. / abcnews.al /

