Real Madrid, edhe pse triumfoi kundër Barcelonës në El Clasico, sërish vlon. Madrilenët një ditë më parë barazuan në Champions League kundër Borussia M’Gladbah, madje po humbnin me rezultatin 2-0 kur ishin bërë gati një orë lojë.
Benzema dhe më pas Casemiro në minutat shtesë e shpëtuan skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane. Gjithsesi vëmendjen më të madhe e ka marrë një episod në tunelin e stadiumit, ku sulmuesi francez është kapur duke folur me mbrojtësin e majtë, Ferlan Mendy.
Karim Benzema tells Ferland Mendy not to pass to Vinicius Jr at half-time during last night’s game between Gladbach & Real Madrid: “Brother don’t play to him. On my mother’s life. He is playing against us.” pic.twitter.com/zmpciQRgAV
— Get French Football News (@GFFN) October 28, 2020
Benzema i kërkon shokut të skuadrës që të mos i pasojë brazilianit Vinicus Junior. “Vëlla, mos luaj me atë, mos i paso. Të betohem në kokën e nënës time, ai po luan kundër nesh”, janë fjalët e goleadorit të Realit, që sigurisht do e përkeqësojnë situatën te spanjollët. /abcnews.al