VIDEO/ Momenti viral, kryeministrin e Japonisë e zë gjumi gjatë rizgjedhjes së tij

schedule12:42 - 13 Nëntor, 2024

schedule 12:42 - 13 Nëntor, 2024

Kryeministri i Japonisë, Shigeru Isiba nuk u duk se ishte  i emocionuar me rizgjedhjen e tij, pasi e zuri gjumi në karriget e parlamentit, ndërsa votimi vendimtar po zhvillohej.

Ky moment u bë viral në rrjet, mirëpo kryesekretari i kabinetit Yoshimasa Hayashi, i cili ishte ulur pranë kryeministrit, siguroi gazetarët gjatë një konference shtypi se Ishiba thjesht i ishte nënshtruar efekteve anësore të disa ilaçeve ndaj ftohjes.

“Z. Ishiba kishte punuar vonë një natë më parë”, tha Hayashi dhe u zgjua me ftohje, për të cilën mori disa ilaçe

Isiba u zgjodh në krye të Partisë Liberale Demokratike në pushtet më 1 tetor, por më vonë atë muaj pësoi humbje të konsiderueshme parlamentare në zgjedhjet e parakohshme që ai kishte thirrur.

Votimi i raundit të dytë mbrëmjen e së hënës në një seancë urgjente të parlamentit i dha Isibës një qeveri të pakicës. “Sot më është dhënë edhe një herë nderi të mbaj përgjegjësitë e rënda si kryeministri i Japonisë”, tha ai në një deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!