VIDEO/ Momenti tronditës ku 20 vjeçarja ‘përpihet’ nga dallgët në Rusi, ende e zhdukur

schedule12:13 - 19 Qershor, 2024

schedule 12:13 - 19 Qershor, 2024

Një vajzë e re është marrë nga dallgët në një plazh të Rusisë, disa ditë më parë, dhe trupi i saj nuk është gjetur ende. Ngjarja ka ndodhur më 16 qershor dhe është kapur në kamera nga një qytetar i rastit.

Në video, vajza shihet në breg të detit me partnerin e saj. Në një moment, dallgët i bëjnë të rinjtë që të humbasin ekuilibrin. Djali arrin fillimisht që ta nxjerrë vajzën nga uji, por një valë e dytë i mbuloi sërish të rinjtë.

20-vjeçarja u mor nga deti, ndërsa djali mundi të dilte në breg. Mediat ruse raportojnë se edhe pse ka pasur mobilizim të shërbimeve të Ministrisë së Emergjencave, 20-vjeçarja nuk është gjetur deri më sot.

Siç theksojnë ata, në fakt, ditën në fjalë, më 16 qershor, plazhet në Sochi ishin të mbyllura, për shkak të motit të keq në zonë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!