Numri i lartë viktimash nga Covid është shënuar në SHBA mes të cilëve një ndër më të prekur është Teksas, ku mbi 19,300 njerëz kanë humbur jetën.
Ndërsa spitalet shtetërore u mbingarkuan nga fatalitetet në rritje, një video u bë virale në mediat sociale që tregon disa nga momentet më të vështira me të cilën po përballen njerëzit për shkak të koronavirusit.
Videoja tronditëse, e shpërndarë në Twitter nga epidemiologu amerikan Eric Feigl-Ding, ku tregon momentin e heqjes së trupave të pajetë të pacientëve që kanë vdekur nga COVID-19 në Teksas.
Ai gjithashtu tregon të burgosurit që nxjerrin jashtë trupat në kontejnerë kamionësh, të cilat janë një lloj morgu i lëvizshëm.
Epidemiologu shpjegoi se kishte 10 kamionë të tillë të parkuar në zonë pasi spitali El Paso shtoi gjashtë automjete të tjera në fillim të kësaj jave.
Sipas një studimi 231 njerëz kishin vdekur nga koronavirusi në burgjet e Teksasit dhe përfshin staf dhe të burgosur. Midis tyre, 80 për qind nuk ishin dënuar për një krim dhe 58 për qind ishin të ligjshëm për lirim me kusht./abcnews.al
?NEW: Chilling video of El Paso jail inmates hired to move bodies of #COVID19 deceased patients into mobile overflow morgues. Inmates wear full PPEs & paid $2/hour. They’ve been doing this tough work since Monday, before El Paso increased to 10 mobile morgues. I cry for El Paso. pic.twitter.com/KgQBpzD1mZ
— Eric Feigl-Ding (@DrEricDing) November 15, 2020