Një automjet brenda të cilit ndodhej edhe një sasi kokaine është hedhur në erë. Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë.
Momenti kur automjeti ka shpërthyer drejtuesja e automjetit e cila rezultoi të ishte një police, ka ndaluar në një pikë karburanti për të furnizuar automjetit. Pas disa minutash është regjistruar një shpërthim i fortë duke dëmtuar të gjithë pjesën e pasme të makinës.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja askush nuk ndodhej brenda automjetit. Kamerat kanë filmuar edhe momentin e shpërthimit, ndërsa pas hetimeve ka rezultuar se ishin 20 kilogramë kokainë.
Drejtuesja e automjetit u arrestua, por në dëshminë e saj në polici tha se automjeti nuk ishte në pronësi të saj.
Ngjarja është ende në hetim, por nga informacionet paraprake dyshohet se makina ka kaluar kufirin nga Bolivia dhe është drejtuar për në Buenos Aires.
/abcnews.al/