VIDEO/ Momenti kur ndërtesat dhe toka dridhen, pamje të frikshme nga Turqia pas tërmetit të ri

schedule22:19 - 20 Shkurt, 2023

schedule 22:19 - 20 Shkurt, 2023

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter ka goditur Turqinë, më konkretisht zonën e Hatajit.

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Antakias, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Menjëherë pas kësaj, pasoi një tërmet i dytë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter, shkruan abcnews.al.

Mediat turke raportojnë se kanë ndodhur tërmete të forta dhe se ka panik tek qytetarët.

Ndërkohë, janë publikuar video të tjera të tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë ditës së sotme.

Në njoftimet thuhet se në veri të Sirisë janë shembur ndërtesa si pasojë e këtyre tërmeteve, si dhe se ka viktima.


Një reportere e tmerruar e CNN Turkey shpërtheu në lot gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë teksa përshkruante se çfarë po ndodhte në rrugët e Turqisë.

“Toka na rrëshqiti nën këmbë, ishte një tërmet tepër i fuqishëm. Gjithçka është plot tym tani dhe më shumë ndërtesa janë shembur, raportoi gazetari i CNN, Turk Buse Deviren.

Në tërmetin shkatërrues me magnitudë 7.8 që tronditi të njëjtën zonë më 6 shkurt, 41,000 njerëz vdiqën në Turqi dhe rreth 6,000 në Siri, dhe më shumë se një milion njerëz mbetën të pastrehë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!