VIDEO/ Momenti kur ish-ministri i Financave rreh për vdekje bashkëshorten e tij

schedule10:07 - 1 Maj, 2024

schedule 10:07 - 1 Maj, 2024

Vrasja brutale e një gruaje 31 vjeçare nga bashkëshorti i saj ka shkaktuar tronditje në Kazakistan. Gruaja fatkeqe u tërhoq zvarrë për flokët e saj, u godit me shkelma dhe u rrah nga burri i saj para se të vdiste tragjikisht nga një dëmtim në tru.

43-vjeçari Kyaduk Bishibayev shërbeu si ministër i Financave të vendit nga maji 2016 deri në fund të të njëjtit vit.

Sipas Daily Mail, gjyqi i Bishibayev është gjyqi i parë i vrasjes në vend që transmetohet në internet, pasi vdekja tragjike e 31-vjeçares shkaktoi një reagim zinxhir në ish-republikën sovjetike, me mijëra njerëz që nënshkruan peticionet për të ashpërsuar ligjin ndaj dhunës në familje.

Bishibayev, i cili përballet me 20 vjet burg, fillimisht kishte pohuar në gjykatë se gruaja e tij vdiq nga plagët e vetëshkaktuara më 9 nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, pamjet e kapura nga kamerat në një restorant në pronësi të një të afërmi të tij rrëzojnë pretendimet e tij. Ai shfaqet duke goditur pa mëshirë me grushte dhe shkelma gruan dy orë para vdekjes së saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!