VIDEO/ Momente tronditëse dhe emocionuese, Pele u jep lamtumirën familjarëve dhe miqve

schedule08:22 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 08:22 - 27 Dhjetor, 2022

Nuk janë momentet e tij më të bukura, nuk është gjendja e tij më e mirë shëndetësore.

Legjenda e futbollit botëror, Pele po lufton me vdekjen dhe pamjet janë tmerrësisht tronditëse kur sheh se në çfarë gjendje është ai. Prej 29 nëntorit ai është i shtruar në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paolo të Brazilit.

Gjendja e tij është përkeqësuar kohët e fundit dhe familjarët e tij kanë qenë duke i qëndruar pranë në këto çaste të vështira.

Vajzat dhe të afërmit e tij janë duke komunikuar me miqtë, teksa mediat në Brazil kanë thënë se kjo është lamtumira e fundit që Pele po jep./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!