VIDEO/ Momente të frikshme në Spanjë, lojtari serb pëson atak kardiak

schedule15:23 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 15:23 - 4 Dhjetor, 2023

Një moment rrënqethës është përjetuar gjatë ndeshjes mes Cordoba dhe Melilla. Mbrojtësi i Cordoba, Dragisa Gudelj, pësoi atakun e dytë në zemër brenda tetë muajve, por arriti të dilte sërish fitimtar.

Pak pas minutës së 25’ të ndeshjes, lojtari serb u rrëzua në fushë duke humbur ndjenjat. Megjithatë, pak sekondë më vonë, 26 vjeçari i ngrit në këmbë, dukshëm i trullosur.

Gjyqtari ndërpriti lojën dhe u kërkoi mjekëve që të futeshin në fushën e lojës për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit, i cili u shpëtua nga një defibrilator i implantueshëm që kishte vendosur tetë muaj më parë, duke ditur problemin që ka.

Marsin e kaluar, Gudelj humbi ndjenjat për herë të parë, sërish gjatë një ndeshjeje. Mjekët nxitun dhe e shpëtuan lojtarin serb, duke e mbajtur në jetë. Që atëherë, vëllai i sulmuesit të Sevilla ka jetuar me një defibrilator të implantueshëm që në thelb ishte arsyeja që dje nuk kishte rrezik më të madh për qendërmbrojtësin serb./h.ll/abcnews.al