VIDEO/ Momente paniku për ish-yllin e Brazilit, i vendosin armën në kokë dhe e grabisin

schedule15:43 - 25 Nëntor, 2023

schedule 15:43 - 25 Nëntor, 2023

Ish-sulmuesi i njohur brazilian Fred, është bërë viktimë e një grabitje teksa po kthehej në shtëpi nga stadiumi “Marakana” në Rio.

Drejtori aktual i Fluminese, është grabitur me pistoletë në kokë teksa hajdutët i kanë marrë makinën me të cilën ai udhëtonte. Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga mediat braziliane, tregojnë momentin kur ai ka parkuar mjetin e tij përpara shtëpisë, por menjëherë janë afruar dy persona të cilët me pistoletë në duar e kanë nxjerrë nga automjeti i tij.

Ata i kanë marrë orën, portofolin dhe sendet e tjera të çmuara që mbante me vete e më pas i kanë marrë edhe makinën e tij. Për fatin e tij të mirë, ka qenë një grabitje pa incidente të tjera më të rënda.

Fred ka luajtur me fanellën e kombëtares së Brazilit për 39 ndeshje, duke shënuar plot 18 gola./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!