VIDEO/ Momente paniku, pamje nga fundosja e nëndetëses turistike pranë Egjiptit

schedule15:13 - 28 Mars, 2025

schedule 15:13 - 28 Mars, 2025

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti kur nëndetësja turistike është fundosur pranë Egjiptit.

Si pasojë gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Pamjet bëhet e ditur se janë regjistruar nga një pasagjer i cili ka qenë duke filmuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Videoja tregon nëndetësen turistike “Sindbad” duke u mbuluar gradualisht me ujë, ndërsa fundosej, dëgjohen edhe me britmat e qytetarëve të frikësuar.

Një pasagjer në nëndetëse, i cili arriti të shpëtohej, përshkroi se si nëndetësja filloi të fundosej ndërsa dyert e hyrjes ishin të hapura.

“Unë isha me familjen time në skelë dhe ishim gati të hynim në nëndetëse kur ajo filloi të fundosej ndërsa dyert ishin ende të hapura.”

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!