Nuk pati të lënduar ose dëmë materiale në varkat e tyre, pavarësisht se orkat shtynë, goditën ose kafshuan timonët e “Team JAJO” dhe “Mirpuri Trifork Racing”, dy nga varkat me vela VO65 që garojnë në eventin “The Ocean Race Sprint”.
“Disa orka na goditën. Tre balena vrasëse erdhën drejt nesh dhe filluan të godasin timonët. Është e mahnitshme të shohësh balena vrasëse, kafshë të bukura, por ka qenë gjithashtu një moment i rrezikshëm për ne si ekip. Ne hoqëm velat dhe ngadalësuam varkën sa më shpejt të ishte e mundur dhe për fat pas disa sulmeve ato u larguan. Ishte një moment i frikshëm”, pranoi kapiteni i ekipit “JAJO”.
Kjo ngjarje ndodhi këtë të enjte rreth orës 14:50 në Oqeanin Atlantik në perëndim të Gjibraltarit. Kjo zonë është e njohur për suilmet e balenave vrasëse ndaj anijeve. Në disa raste të ndodhura më parë, orkat kanë arritur të shkaktojnë dëme të mëdha, duke përmbysur varkat dhe duke rrezikuar jetën e ekuipazhit./h.ll/abcnews.al