Në derbin e djeshëm të Milanos, ku zikaltërit fituan me rezultatin e thellë 3-0 dhe kaluan në finalen e Kupës së Italisë, Interi kishte një të ftuar special në stadium.
Adriano “Perandori” ndodhej në stadium për të ndjekur nga afër ish-klubin e tij. Por momente emocionuese zaptuan Milanon. Braziliani futet në stadium dhe pamja e tij shfaqet në ekranin e madh të San Siro.
Tifozët zikaltër fillojnë të thërrasin me të madhe emrin e tij dhe Adriano i përshëndet i përlotur nga emocionet.
Adriano loves Inter ❤️ pic.twitter.com/SoTH8i0h22
— Wyngback Soccer ⚽️ (@wyngback) April 19, 2022
Adriano ka qënë një nga lojtarët më të preferuar të fansave dhe një nga lojtarët më të mirë në kohën e tij./ h.ll/abcnews.al