Mesfushori i Real Madrid, Luka Modric, ka shënuar golin e tretë për Real Madridin në takimin kundër Valencias, gjysmëfinale e Superkupës së Spanjës. Fantazisti kroat lë në “hije” golin e Toni Kroos, pasi realizon një kryevepër.
Pasi merr një pasim nga Luka Jovic në hyrje të zonës, Modric duhet të bëjë gjithçka vetë. Pas disa finteve përballë dy mbrojtësve të Valencias, pozicionohet në mënyrë të shkëlqyer dhe gjuan me të jashtmen, duke mposhtur portierin kundërshtar. Një supergol!/abcnews.al