Bayer Leverkusen ka triumfuar në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke mposhtur skuadrën e Kaiserslautern me rezultatin minimal 1-0.
Ishte një eurogol i Granit Xhakës në minutën e 17-të, që i dha fitoren ekipit të Xabi Alonsos, duke koleksionuar trofeun e dytë këtë sezon, pas Bundësligës.
Kjo ishte edhe ndeshja e fundit i një sezoni magjik për Bayer Leverkusenin, ku në më shumë se 50 ndeshje, regjistroi vetëm një humbje të vetme, duke thyer rekorde të shumta dhe dalë jashtë pritshmërive.
Është hera e dytë që Bayer Leverkusen triumfon në Kupën e Gjermanisë, trofe të cilin e kishte fituar për herë të parë në sezonin 1992-1993, teksa këtë herë vulën në sukses e vuri pikërisht një shqiptar si Granit Xhaka./ h.ll/abcnews.al
The winning goal by Granit Xhaka on repeat ?#GermanFootball #DFB #GermanCUP #DFBPokal #Berlin pic.twitter.com/Aj2hmid5WK
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) May 25, 2024