VIDEO/ Mjafton një pjesë, suksesi me “manita” kualifikon Dortmund në finale

schedule22:21 - 1 Maj, 2021

schedule 22:21 - 1 Maj, 2021

Leipzig-Dortmund është finalja e Kupës së Gjermanisë. Verdhezinjtë nuk hasën probleme në duelin gjysmëfinal kundër Holstein Kiel, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit gjerman.

Dortmundi nuk e ndjeu aspak mungesën e Erling Haaland dhe fitoi 5-0. Llogaritë e kualifikimit u mbyllën që në pjesën e parë, fraksion gjatë së cilit u shënuan të pesë golat.

Holstein rezistoi vetëm 17 minuta. Giovanni Reyna zhbllokoi ndeshjen, teksa talenti amerikan gjeti golin e dytë personal gjashtë minuta më vonë. Më pas erdhën golat e Marco Reus e Thorgan Hazard.

Në minutën e 42-të pati festë edhe për 17-vjeçarin Jude Bellingham. Pjesa e dytë nuk kishte më histori, Dortmund triumfoi me “manita” dhe do të diskutojë trofeun në finalen me Leipzig më datë 13 maj. /abcnews.al