VIDEO/ Mjafton një penallti, Suedia rikthen Sllovakinë me këmbë në tokë

schedule16:52 - 18 Qershor, 2021

schedule 16:52 - 18 Qershor, 2021

Mjafton edhe një gol me penallti për të marrë tre pikët. Pasi frenoi Spanjën në një barazim pa gola në Sevilla, Suedia ia doli të mposhtë 1-0 Sllovakinë në takimin e dytë të grupit E në Euro 2020.

Fare pak emocione dhuroi pjesë e parë e ndeshjes së luajtur në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut (Rusi). 45 minutat e dyta ishin më të bukura dhe të luftuara.

Suedia dominoi ekipin kundërshtar në fraksionin e dytë. Në minutën e 70-të, Isak dhuroi spektakël, por u ndal nga portieri sllovak. Shtatë minuta më vonë erdhi goli i fitores.

Penallti për kombëtaren vikinge dhe Emil Forsberg, sulmuesi gjermanëve të Leipzig, gjuajti saktë duke dërguar topin në rrjetë. Goli i dhjetë me Suedinë për 29-vjeçarin.

Djemtë e Janne Andersson menaxhuan mirë minutat e mbetura dhe festuan në fund triumfin e parë në Euro 2020. Suedi kryeson grupin me 4 pikë, ndërsa Sllovakia, që mposhti 2-1 Poloninë në debutim, mbetet me tre pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!