Është mbyllur takimi mes Atletico Madridit dhe Granadas, me të besuarit e Diego Simeones që kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0. Ka mjaftuar një gol nga sulmuesi Correa që madrilenët të marrin tri pikë të arta.
Sulmuesi argjentinas gjeti rrjetën shumë shpejt dhe që në minutën e gjashtë të sfidës, Atletico kaloi në avantazh. Granada ka qenë një nga ekipet më surprizë të këtij sezoni në La Liga dhe edhe sot, bëri një ndeshje shumë të mirë.
Megjithatë, mbrojtja vendase arriti të neutralizojë çdo sulm të Granadas dhe në fund, Simeone mori një fitore që e ngjit në vend të katërt dhe që largon disi presionin nga të tijtë./abcnews.al
La Liga, java 24
Atletico – Granada 1-0
Correa 6′