Mirlind Daku ka ndihmuar Rubin Kazan të fitojë derbin me Zenit në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Rusisë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi një gol në këtë përballje në triumfin e skuadrës së tij me shifrat 2-0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën u tund rrjeta. Ishte minuta e 50-të e takimit kur Daku u asistua nga Zotov dhe sulmuesi kuqezi shënoi golin e epërsisë.
Daku nuk u ndal këtu, pasi në minutën e 67′ asistoi për Martynoviçh për rezultatin 2-0./ h.ll/abcnews.al
0-1 Daku pic.twitter.com/VBr8iOnOo4
— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 24, 2024
0-2 Martynovich pic.twitter.com/sNl4krDjrx
— RPL Sky (@RPLNews_eng) April 24, 2024