Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Miqësore, Shkëndija mposht me përmbysje bardhezinjtë e Laçit

schedule19:20 - 25 Qershor, 2021

schedule 19:20 - 25 Qershor, 2021

Përfundon miqësorja Shkëndija-Laçi. Kampionët e Maqedonisë së Veriut fituan 2-1 me përmbysje ndaj bardhezinjve të Shpëtim Duros në takimin e luajtur në Strugë.

https://streamable.com/eud7g9

Pjesa e parë foli për kurbinasit, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 37-të me anë të Dejan Zarubica, sulmuesit nga Mali i Zi dhe një prej afrimeve të merkatos.

Djemtë e Ernest Gjokës reaguan në fraksionin e dytë të ndeshjes dhe përmbysën rezultatin në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

https://streamable.com/tjd5vs

Penallti për kuqezinjtë në minutën e 75-të, Mario Dajsinani priti goditjen e Besart Ibraimit, i cili përfitoi nga topi i rikthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë.

Pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i fitores, pas një dalje me dy pasime të Shkëndijës dhe finalizimit të Dashmir Elezit.

https://streamable.com/fk1jw2

Kampionët nga Tetova do të kenë përballë Mura (Slloveni) në raundin e parë të Champions, ndërsa Laçi do të sfidojë Podgoricën (Mali i Zi) në Conference League. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!