VIDEO/ Miqësore: Belgjika thyen Kroacinë, vendos Romelu Lukaku

schedule22:37 - 6 Qershor, 2021

schedule 22:37 - 6 Qershor, 2021

Një gol i Romelu Lukakut i dhuroi Belgjikës fitoren 1-0 ndaj Kroacisë. “Djajtë e Kuq” dominuan miqësoren e luajtur në Bruksel, por nuk ia dolën të shënojnë më shumë se një gol.

Ishte minuta e 38-të kur pas një insistimi të gjatë, ekipi i Roberto Martinez gjeti golin e fitores. Autori ishte sulmuesi i Interit, i cili shënoi golin numër 60 me kombëtaren e tij.

Belgjika vijoi të sulmojë, por Lukaku dhe Carrasco gabuan përballë portës kundërshtare. Dobët Kroacia, që nuk ia doli të rrezikojë seriozisht për asnjë moment Courtois. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!