Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Minutat e fundit të çmendura, Ancelotti proteston ashpër dhe ndëshkohet

schedule18:13 - 1 Mars, 2020

schedule 18:13 - 1 Mars, 2020

Minutat e fundit mes Everton dhe Manchester United, ishin të çmendura. Të dyja skuadrat kishin mundësitë e tyre për të shënuar, por në fund sfida u mbyll e barabartë 1-1. Plot 3 episode ishin në sekondat e fundit të sfidës.

Fillimisht, ishin “Djajtë e Kuq” që kishin mundësinë për ta fituar takimin në minutat e fundit, por portieri i Everton, Jordan Pickford, bën dy pritje të shkëlqyera, për ta mbajtur ekipin e tij në garë.

Më pas, Everton shënon me anë të Domenic Calvert-Lewin, por pas konsultimit me VAR, gjyqtari Chris Kavanagh  e anuloi golin. Gjithçka për shkak se Sigurdsson ishte i shtrirë në zonën e United në pozicion të parregullt, por që nuk pati asnjë ndikim në udhën e topit.

Kjo gjë, bëri që Ancelotti ta humbte toruan dhe pas përfundimit të takimit, u konfrontua me gjyqtarin Kavanagh, edhe duke e tepruar me fjalët. Karton i kuq i menjëhershëm për strategun italian, për të cilin me shumë gjasa do të ketë edhe dënime të tjera../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!