VIDEO/ Mina i bën “gjëmën” Kolumbisë, barazim me spektakël në Venezuelë-Ekuador

schedule08:15 - 21 Qershor, 2021

schedule 08:15 - 21 Qershor, 2021

Paralel me Kampionatin Europian vazhdon edhe Copa America, që po zhvillohet në Brazil dhe ndodhet ende në fazën e grupeve, ku marrin pjesë 10 ekipe. Mëngjesin e sotëm në fushë ishte Kolumbia, e cila dështoi të fitonte ndaj Perusë.

Kjo e fundit fitoi me shifrat 1-2 pas një ndeshje shumë të luftuar, siç ndodh zakonisht në futbollin latin. Peruja kaloi e para në avantazh me Sergio Pena. Në pjesën e dytë Kolumbia barazoi me Miguel Broja me penallti.

Në minutën e 64-t Yerry Mina shënoi një autogol dhe i dhuroi fitoren skuadrës kundërshtare. Me këtë humbje Kolumbia mban momentalisht vendin e dytë me 4 pikë, por mund të parakalohet nga kundërshtarët, që kanë një ndeshje më pak.

Ndërkohë, Brazili ka shansin ë shkëputet 4 pikë nga ndjekësit të rast fitoreje të ndeshjes së dytë. Pak orë më parë u luajt edhe Venezuelë-Ekuador. Dy kombëtaret u ndanë në barazim 2-2 në Rio de Janeiro, duke marrë nga një pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!