Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Milani vuan ndaj Spezias, Maldini e Diaz i japin fitoren “kuqezinjve”

schedule17:00 - 25 Shtator, 2021

schedule 17:00 - 25 Shtator, 2021

Me Daniel Maldinin në hapat e të atit dhe Brahim Diaz gjithmonë në formë, Milani arrin një fitore të vuajtur me Spezian.

Spezia konfirmohet një kockë e fortë siç ndodhi edhe me Juventusin. Ekipi vendas, i tëri i kthyer në mesfushën e vet për thuajse të tërë pjesën e parë, luajti në mbrojtje me kuqezinjtë që sulmuan vazhdimisht. Loja e Spezias e fokusuar në mbrojtje dhe kundërsulme deri në fund të pjesës së parë dha rezultatet e saj, dhe mund të thuhet që rastet më të rrezikshme i pati pikërisht ekipi i stërvitur nga ish lojtari i Interit, Thiago Motta.

Ashtu siç ndodhi me Venezian kuqezinjtë prodhuan volum loje, por mungoi saktësia në pasimin e fundit përpara porte për të shënuar. Giroud i sapokthyer nga dëmtimi dukej shumë i izoluar dhe pati vështirësi të përfshihej në lojë efektivisht siç ka bërë ndeshjet e para.

Në pjesën e dytë Pioli reagoi menjëherë duke përfshirë në lojë Leaon dhe Pellegrin në vend të Rebiç dhe Giroud. Dhe pikërisht një vertikalizim i Leaos i mundëson mbrojtësit të djathtë Kalulu të realizojë krosimin e golit të parë të realizuar nga Daniel Maldini minutën e 3-të të pjesës së dytë. Maldini, që zëvendësoi Brahim Diazin u konfirmua një zgjedhje e goditur nga trajneri kuqezi.

Në vazhdim të ndeshjes Milani u mundua te menaxhoje rezultatin, por Spezia me forcë arriti të barazojë me Verde.

Pioli nuk u dorëzua. Zëvendëson Kessie me Brahim Diaz dhe ky i fundit shënon duke i dhënë i fitoren skuadrës kuqezi. Milani përkohësisht në vend të parë me 16 pikë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!