Rio Ave quhet pengesa e fundit e Milanit për të kaluar në grupet e Europa League. Pjesa e parë e takimit që po luhet në Portugali, u mbyll pa gola.
Pushimi i ka bërë mirë kuqezinjve të Piolit, të cilët kanë gjetur avantazhin në minutën e 51-të, falë realizimit të Alexis Saelemaekers.
Goditje e fortë dhe e saktë e 21-vjeçarit belg, topi në rrjetë dhe avantazh shumë i rëndësishëm për ekipin italian. /abcnews.al